• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rama paralajmëron mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata


    Kreu i qeverisë i ka bërë apel mediave që të verifikojnë informacionet që publikojnë, si dhe të menaxhojnë debatet në mënyrë që të ndikojnë për të qetësuar të prekurit nga tërmeti. Me një status në rrjetet sociale, Edi Rama paralajmëron: “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”.

    Postimi i Ramës:

    APEL I DETYRUAR MEDIAVE

    Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

    Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot TV dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

    Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj!/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post