Aktualitet

Rama-ambasadorëve: Ky vend nuk ju lë kurrë të mërzitesh

Edi Rama e nisi fjalën e tij me batuta në takimi i fundvitit me ambasadorët. Kryeministri tha se shumë ambasadorë kanë nguruar të vijnë në Shqipëri, por më pas nuk janë shkëputur lehtë nga ky vend.

“Jeni akredituar në një vend ku ndoshta keni dyshuar se mund të kaloni mirë disa vite të karrierës suaj. Eksperienca e atyre që kanë qenë këtu ka treguar se kur vjen dita për tu larguar Shqipëria do t’ju mungojë. Në jo një rast shumë kush prej atyre që ikin, gjejnë rrugën për tu kthyer. Njerëz që vijnë nga vende të mëdha, të zhvilluara e prapë së prapë duan të kthehen prapë në Shqipëri. Ky vend nuk ju lë kurrë të mërzitesh, është një vend me të papritura, një vend me momente të gëzueshme dhe surpriza”. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]