• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ralf Gjoni në mbrojtje të Metës: E bëtë president me WhatsApp e doni ta hiqni me WhatsApp


    Deputeti Ralf Gjoni, për gjithë situatën e krijuar akuzon maxhorancën duke thënë se vetë e kanë votuar rresht, dhe pse nuk kanë dashur por ua ka kërkuar sipas tij kryeministri, që ta largonte nga politika.

    Ç’e duam presidentin kur emëroni me WhatsApp dhe shkarkoni me WhatsApp, thotë ndër të tjera Ralf Gjoni:

    Fjala e deputetit Ralf Gjoni nga Kuvendi: 

    Ju doni të shkarkoni Metën nga posti, ju qe e votuat në rrjesht, vetëm Andoni nga Skrapari. Unë nuk e kam votuar, ju e votuat ta gëzoni ta mbani, jam i vetmi që e kam përjetuar si ditë të zezë. Të flasim sinqerisht edhe ju e keni përjetuar, nuk keni dashur brenda jush, por për arsye të tjera, e dija që largimi i Metës ishte fillimi i fundit të asaj partie, Nuk e kam besuar kurrë se zgjedhja e Metës ka qenë në shërbim të shqiptarëve ju e dini më mirë se unë. Rama urdhëroi të zgjidhni Metën që ta hiqnit qafe nga politika. Po pse mo o Taulant çfarë kujtuat ju? Meta është makineri politike, i vlon politika në vena, Meta jeton me politikë, Hajde mendje hajde, presidenti nuk shfuqizon dot sepse e keni zhvlerësuar, presidenti nuk vlen asgjë, jo Meta por presidenti për ndryshimet që bëtë.

    Monarki? Hajde flasim hapur, Princi Leka dhe Zaharia janë më shumë dinjitoz, ç’e duam presidentin kur emëroni me WhatsApp deh shkarkoni me WhatsApp? Për çfare duhet presidenti kur bëhet burim konflikti me maxhorancën? Vetëm nishani rrinte urtë, edhe me Topin njësoj. Çfaj kanë shqiptaret për tekat tuaja? Duhet të mblidhet Këshilli i Sigurosë Kombëtare. Flitet që ditën e zgjedhjeve do ketë atentate. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B