Showbiz

Rafaela na tregoi sekretin e tiramisusë me luleshtrydhe që përgatitet për 20 minuta

Rafaela na tregoi sekretin e tiramisusë me luleshtrydhe që

Mos prit fundjavën për ta kënaqur familjen me një ëmbëlsirë që bëhet për 20 minuta. Sot zgjodhëm tiramisunë me luleshtrydhe, meqë jemi në sezonin e tyre, të përgatitur nga blogerja Rafaela Pashaj.

Përbërësit

1 pako biskota

500 ml pana për ëmbëlsira

250 #mascarpone

500 gr luleshtrydhe

Montojmë panën bashkë me maskarponen nqs pana nuk është e ëmbël shtojmë 50 gr sheqer, pastrojmë i presim në copa të vogla .

Në një tenxhere të vogël shtojmë 150 gr ujë 50 gr sheqer duke bërë një shurup shtojmë dhe 100 gr luleshtrydhe duke i fruluar të gjitha bashkë. Kjo masë na duhet për të lagur biskotat.

Fillojmë me shtimin e tiramisusë

Një shtresë krem që montuam biskotat e lagura në masën me luleshtrydhe që bëmë e kështu me radhë. Për të qenë më e sistemuar unë përdora qesen me një bekuco për të formuar ca toptha dhe më pas kam hedhur copat e luleshtrydheve dhe gjethet e menteve.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga blogu "ledeliziedirafa"