Aktualitet

Radhë të gjata në sportelet e Vlorës dhe Beratit. Edhe 18 ditë afat për kartën e identitetit

Radhë të gjata në sportelet e Vlorës dhe Beratit. Edhe 18

Shumë qytetarëve u kanë skaduar ose i skadojnë këtë vit mjetet e identifikimit, ose ID-të. Për shkak se pas 18 ditësh kalon afati i rinovimit/ aplikimit përID dhe pasaportat, në disa qytete ka fluks të shtuar të qytetarëve që kanë shkuar për të aplikuar, edhe pse u shty afati dy herë dhe ministria e Brendshme paralajmëroi të bënin qysh më herët aplikimet për të shmangur radhët e gjata, ndërkohë në Tiranë  u shtuan zyrta e aplikimit nëpër njësitë e lagjeve.

Shkak i radhëve të gjata kryesisht në Vlorë dhe Berat është bërë dhe ardhja e emigrantëve nga Italia dhe Greqia që kërkojnë shërbime. Qytetarët bëjnë thirrje që të merren pasa dhe të shtohen sportelet e aplikimit pasi ka fluks të madh në këto dy qytete. / Tiranapost.al.