Aktualitet

Radha e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar për në Vetting

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, tha se pas gjyqtarëve e prokurorëve, do të jetë radha e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar për të kaluar para drejtësisë.

"21 persona të vetëpërjashtohen, apo përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, faza e re kërkon jo vetëm sistemi të pastrohet nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesape për të larë me drejtësinë.

Nuk do të mjaftojë që gjykatësit e prokurorët të largohen por të përgjigjen. Ashtu sic duhet të përgjigjen politikanët dhe zyrtarët e lartë përballë një drejtësie nga gjykatësit e çliruar nga korrupsioni.

Është një fazë e re e vështirë që do të kërkojë zbatimin në realitet të forcës së sistemit të drejtësisë në raport me shkelësit e ligjit.", tha Rama/ Copyright Tiranapost.al