• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Qytetet me trafikun më të keq në botë, Moska mban vendin e parë, 210 orë pritje në vit


    Nëse mendon se trafiku në qytetin tënd është tmerr, nuk ke parë se çfarë ndodh që në pikë të mëngjesit në Boston, ku shoferët presin më orë të tëra dhe dalin nga shtëpia tre orë më parë. Sipas Forbes, banorët e Beantown shpenzojnë mesatarisht 164 orë në një vit, ulur në sediljet e makinave.

    Por nuk është asgjë më atë që ndodh në Moskë, vendi që konsiderohet i mallkuar pasi thuhet se ka autostradën më të keqe në planet. Ata që banojnë dhe lëvizin përreth Moskës, humbasin 210 orë në vit, të bllokuar në trafik.

    Këto janë shifra që kanë dalë nga kompanitë e trafikut Global dhe bazohet në trafiqet dhe lëvizjet e makinave në 200 qytete të 38 kombeve. Në Amerikë, sondazhi zbuloi se shoferët kaluan vjet 97 orë në trafik. Trafik do të thotë edhe kosto ekonomike.
    New Yorku, që shumica e amerikanëve thonë se ka trafikun më të keq në Amerikë, renditet në vendin e katërt. Por sidoqoftë Big Apple mburret pasi ka tre rrugë kryesore që bën lidhjen me shumë shtete të tjera amerikane. Por më e keqja konsiderohet pjesa e autostradës në krahun e Cross Bronx.

    Më poshtë gjeni listën dhe 10 qytetet më të këqija në Amerikë për trafikun, bashkëngjitur me kohën mesatare vjetore që shpenzojnë shoferët të bllokuar.

    -Boston, MA: 164 hours ($2,291)
    -Washington, DC: 155 hours ($2,161)
    -Chicago, IL: 138 hours ($1,920)
    -New York City, NY: 133 hours ($1,859)
    -Los Angeles, CA: 128 hours ($1,788)
    -Seattle, WA: 138 hours ($1,932)
    -Pittsburgh, PA: 127 hours ($1,776)
    -San Francisco, CA: 116 hours ($1,624)
    -Philadelphia, PA: 112 hours ($1,568)
    -Portland, OR: 116 hours ($1,625)

    Tani ju tregojmë listën me vendet me trafikun më të keq në botë: 

    -Moscow, Russia: 210 hours
    -Istanbul, Turkey: 157 hours
    -Bogota, Colombia: 272 hours
    -Mexico City, Mexico: 218 hours
    -Sao Paulo, Brazil: 154 hours
    -London, United Kingdom: 227 hours
    -Rio de Janeiro, Brazil: 199 hours
    -Boston, MA, United States: 164 hours
    -Saint Petersburg, Russia: 200 hours
    -Rome, Italy: 254 hours./ Linkun e raportit e gjeni këtu./ Forbes/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]