Aktualitet

Qytetari nga Kukësi mes të aksidentuarve në Shkup. Mjeku tregon për gjendjen e tij të rëndë

Qytetari nga Kukësi mes të aksidentuarve në Shkup. Mjeku tregon

Mësohet se një nga të lënduarit nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkup është edhe një qytetar nga Kukësi, por me banim në Tiranë. Sipas mediave maqedonase ai është identifikuar si Fikiri (Fiqiri) Mici rreth moshës 46 vjeç i cili fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është shtruar në spital dhe mjeku Ridvan Bajrami ka thënë për mediat se do bëjë gjithçka të mundur për ta shpëtuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë pranë fshatit Laskarcë, ku autobusit i plasi goma në ecje, doli nga rruga dhe më pas u përmbys. Për pasojë humbën jetën 14 persona dhe u shtruan në spital mbi 37 pacientë. Fotoja e tij nuk është bërë publike./ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/ky-eshte-kirurgu-qe-ekipin-e-tij-shpetuan-jetet-e-te-aksidentuarve-ne-shkup/