• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Qytetarët duhen edukuar për ‘Kriptomonedhat’. Por çfarë janë dhe si operojnë?


    Arben Ahmetaj i bëri apel Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera që të ndërgjegjësojnë dhe edukojnë qytetarët për paratë elektronike të cilat ndryshe quhet “Kriptomonedha”.

    Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomise dhe Financave ishte i pranishëm në mbledhje, ku guvernatori Gent Sejko prezantoi raportin dhe punën e bankës gjatë vitit 2018, sipas tij me ecuri pozitive.

    Gjatë mbledhjes, Ahmetaj tha: “Kriptomonedha është një realitet global dhe është detyrë e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera për edukimin të qytetarëve”.

    Ndërsa guvernatori Sejko tha se viti që lamë pas ka qenë i suksesshëm për ekonominë shqiptare dhe tregoi elementët e treguesit të sistemit bankar që kanë kontribuuar në mënyrë të shëndetshme në ekonomi.

    Ja çfarë tha ai:

    “Rezultati i punës në Bankën e Shqipërisë ka treguar progres. BSH konstaton se 2018 ishte vit progresi për ekonominë shqiptare. Gjatë 2018, BSH-ja ka ndjekur një strategji për rritjen e ekonomisë, ka forcuar kuadrin politik dhe operacional të sistemit bankar duke u kujdesur në konsolidimin e tij. BSH-ja ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Kuvendit”.

    Por çfarë janë Kriptomonedhat dhe si operojnë

    Kriptomonedhat ose monedhat virtuale janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet sovran apo institucion ndërkombëtar. Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen. Media elektronike përdor një mori terminologjish për t’iu referuar monedhave virtuale.

    Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht. Pranimi i protokollit rregullator elektronik nga ana e agjentëve që operojnë infrastrukturën rregullohet nga motive financiare (incentivat) që garanton vetë protokolli për përdoruesit. Këto motive konsistojnë në: (i) të ardhurat financiare për agjentët operues të sistemit dhe (ii) dobishmërinë e përdorimit të këtij sistemi pagesash për individët. Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard.

    Monedhat virtuale operojnë pa pasur nevojën e një ndërmjetësi të tretë garantues të këtyre transaksioneve. Gjithashtu, krijimi i parasë realizohet nga i njëjti protokoll elektronik që mundëson kryerjen e pagesave. Në këtë mënyrë, krijimi i parasë virtuale realizohet sipas një ritmi të parashikueshëm të përcaktuar nga protokolli elektronik operues. Si shembull për vlerësimet e dhëna në këtë material është marrë monedha virtuale Bitcoin, si më e përhapura ndër to dhe për të cilën gjenden më lehtësisht dhe vlerësime sasiore./ Tiranapost.al. E.B

    Arben Ahmetaj Konference

    Evoluimi i Blockchain, a mund të funksionojë në vendin tonë?