• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha Tv/Media

    Qytetarët Bashkim Hoxhës: Jemi me studentët, por rrugët të mos i bllokojnë


    Mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ i Bashkim Hoxhës në News 24 kanë qenë të shumtë telefonuesit që kanë thënë se janë me studentët, por se bllokimi i rrugëve nga ana e tyre po i acaron ata, duke u sugjeruar po ashtu që të ulen e të dialogojnë me kryeministrin.

    Qytetari 1: Studentët të qëndrojnë të fortë, por besoj se duhet të bëhet dhe një dialog me kryeministrin.

    Ç’të keqe ka nga dialogu

    Qytetari 2: Që të zgjidhen problemet duhet të shkojnë atje te vendi, duhet vajtur atje të bisedohet gjuhë me gjuhë, se po flas si kohën e Enverit.

    Qytetari 3: Nuk është protestë, ngrihu blloko rrugët. S’jam dakord që të bllokohet rruga. Se aty shoh politizim të tejskajshëm. Nuk janë të gjithë studentë ata.

    Qytetari 4: Jam dakord me protestën e tyre, po jo me kokëfortësinë e tyre. Se dhe në familje, për një xhup që blihet diskutohet me familjen, jo më për kërkesat e studentëve./ Copyright Tiranapost.al