• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Lifestyle Të gjitha

    Quhet “super-Toka”! Zbulohet një tjetër planet dhe ka vetëm 33 ditë në vit


    Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë një planet jashtë sistemit tonë diellor që është cilësuar si “shtëpia e ujit”, gjatë kërkimeve për planetë të tjerë të banueshëm.

    Avujt e ujit janë zbuluar në një “super-Tokë”, që është 110 vite dritë larg dhe që vlerësohet të jetë dyfishi i madhësisë së Tokës dhe tetë herë më shumë se masa e saj.

    K2-18b gjithashtu ka një atmosferë dhe temperaturat e duhura për ekzistencën e gjallesave, sipas shkencëtarëve në Universitetin College London.

    Është më afër yllit të saj sesa Toka është me Diellin, do të thotë se një vit është më i shkurtër, pasi e përfundon orbitën e saj në 33 ditë ndërsa e jona merr 365.

    Planeti është parë për herë të parë në 2015-n nga anija kozmike e NASA-s, por analiza e të dhënave kanë zbuluar detaje të reja që nuk janë parë kurrë më parë, si molekulat unike të avujve të ujit.

    “Është i vetmi planet jashtë sistemit tonë diellor që ne e dimë se ka temperaturën e duhur, një atmosferë dhe ujë. Sigurisht, K2-18b nuk është një Tokë e dytë, sepse është një planet që është shumë më i madh dhe ka një përbërje të ndryshme atmosferike. Po bën rrotullimin orbital në një yll krejtësisht tjetër, kështu që nuk duket si Toka. Kërkimi i planetëve të banueshëm, është shumë emocionues, por është këtu për të na kujtuar gjithmonë se kjo (Tokë) është shtëpia jonë e vetme dhe se do të jetë e pamundur të jemi në gjendje të udhëtojmë në planetë të tjerë”, thotë Dr. Angelos Tsiaras, autori i studimit.

    Prania e avullit të ujit në atmosferën e planetit bën të kuptojnë se mund të jetë një botë shkëmbore ose e akullt me shumë ujë brenda tij.

    Shumica e planetëve të tjerë kanë qenë burime të gazrave, si Jupiteri apo Saturni./Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690