Aktualitet

QSUT, nisin ndërtimet për spitalin e ri. Shihni projektin

QSUT, nisin ndërtimet për spitalin e ri. Shihni projektin

Kryeministri Rama nga QSUT tha se kanë nisur punimet për spitalin e ri që do të jeë me standarde europiane.

"Të kemi një spital qendror me standarde. Do të ndërtojmë edhe një parkim modern."

Rama theksoi se vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash për të gjithë trupën  e mjekëve dhe dha disa detaje si do të jetë spitali i ri.

Ka një shprehje që thotë: Se spitali nuk është vendi i përshtatshme për të qenë i sëmurë”. Sado i përsosur të jetë spitali,  ai nuk është vendi ideal për të qenë i sëmurë. Duke u kthyer në qendrën e QSUT-së, secili e  ka përjetuar periudhën e formimit, rritjes, rrënimit, por edhe rilindjen që ka përjetuar këto vite. Situa është ende komplekse, nesë merr një rrugëtim të QSUT-së, ka kulme pozitive, por edhe negative.Kjo është e vetmja qendra spitalore në Europë ka trafik të brendshëm , smerret vesh kush është kush. Kemi nevojën të ndajmë shërbimin nga pjesa e jashtme, që intereferon përmes makinave. Pasi të kemi ecur me kantier të ri, do të nisim edhe parkimin modern, i cili përfundimisht do ta ndaj qendrën  nga makinat. Ky investim do të garantojë një hop të madh cilësor dhe patjetër dhe një shërbim shumë më efikas dhe shumë më të integruar. Një spital i ri kirurgjie me 120 shtretër  dhe 7 salla operacione, janë një infrastrukturë për transferimet e qendrës. Përtej stigmës së padrejtë, që i barazon në publik me korrupsionin, e vërteta është se shumica e bluzave të bardha janë zemra e këtij sistemi dhe shpëtojnë  jetë njerëzish. Duke qenë të vetëdijshëm, do të investojmë për rritje pagash, në vitin që hyjmë për të gjithë trupin, mjekë, infermierë, që është e domosdoshme, për të vijuar dhe dhënë një mesazh të fortë të respektit", tha Rama. Fto të tjera në galeri./ Copyright Tiranapost.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1018822118321213/