Aktualitet

Qeveria tërhiqet nga ligji anti-shpifje

Qeveria tërhiqet nga ligji anti-shpifje

Qeveria tërhiqet për ligjin anti-shpifje. Sot do të votohej paketa Anti-shpifje me dy ligje për mediat audivizive, por Kuvendi është tërhequr nga miratimi. Taulant Balla tha se Komisioni i Venecias ka vendosur që të shqyrtojë Paketën, me procedurë të përshpejtuar me datë 21 mars.

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se pritet që në muajin shkurt të vijë dhe delegacioni i Komisionit Të Venecias në Tiranë. Paketa antishpifje, ka ngjallur jo pak reagime nga gazetarë, opozita dhe organizata ndërkombëtare që thonë se ligji cënon të drejtën e lirisë së shprehjes.

Jo më larg se ditën e djeshme, raportuesi për Shqipërinë në PPE tha se nëse qeveria Rama kalon këtë ligj, siç është aktualisht, do të rrezikohej çelja e negociatave. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/bushati-ne-mbledhjen-e-kryesise-po-nxitojme-per-antishpifjen-i-duhet-dhene-kohe/

http://www.tiranapost.al/antishpifja-raportuesi-i-ppe-per-shqiperine-kthejeni-ligjin-qe-miratuat-dje-po-kercenoni-lirite-e-fituara-kohe-me-pare/