AktualitetTe gjitha

Qeveria pezullon ligjin 7501 për tokat në bregdet


Kryeministri Edi Rama me anë të një VKM-je ka pezulluar përkohësisht njohjen e së drejtës mbi pronën që garanton ligji 7501. Në vendim specifikohet pezullimi i të gjitha kalimeve në pronësi të përfituesve nga ish-pronarët dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi në “zonat me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”, që i referohet kryesisht zonave bregdetare.

Qeveria urdhëron kështu njësitë e qeverisë vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale.

Në listë janë këto qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol. K.H/ tiranapost.al