Aktualitet

Qeveria jep 18 milionë lekë për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria jep 18 milionë lekë për Vettingun e gjyqtarëve dhe

Qeveria jep 18 milionë lekë për institucionet e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi i Këshillit të Ministrave u bë publik pas mbledhjes së sotme.

9 milionë lekë shkojnë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, 2 milionë lekë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe 7 milionë lekë lekë për Komisionerin Publik.

Fondi përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë./ Tiranapost.al