Aktualitet Politikë Te gjitha

Qeveria, gati të ulë tarifat nëse universitetet pranojnë


E ftuar në emisionin Opinion, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se qeveria është gati të ulë çmimin e studimeve nëse pranojnë universitetet.

“Nëse universitetet marrrin vendim për të ulur tarifat edhe ne do ta ulim çmimin tavan. Por këto ndryshime kërkojnë studime. Ne mund të rrisim mbështetjen për universitetet por duhen studimet ku do të shkojnë investimet. Pra nëse universitetet janë dakord ne do të ulim çmimin tavan”, u shpreh Lindita Nikolla e cila në këtë mënyrë i ktheu përgjigje kërkesës së studentëve përgjysmim të tarifave.