• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Qeveria e UEFA, Duka kandidon për “ministër”


    15 vite me parë Armand Duka shkoi tek stadiumi Qemal Stafa dhe morri dy vendime me veten. Qeveria e futbollit nuk mund te jetë kjo “zgëqe”, zyra tërë lyrë, ku dhe muret kishin filluar të pinin raki!

    “Do ndërtojmë zyra do ndërtojmë madje një stadium te ri”. Zyrat i ndërtoi që në vitin e parë, ndërsa stadiumin e nënshkroi ne vitin e 14-të. As Roma nuk u ndërtua në një ditë.

    Kur Duka erdhi në futboll njerëzit u habitën. Milioneri nuk kish ardhur të shpenzonte asnjë kacidhe nga paratë e familjes. “Na blej ca topa te paktën”, i thana të vjetrit që ende nuk e kuptonin se futbolli i kish gjjthe mundësitë te shndërrohej ne një biznes me cikël te mbyllur. Paratë e futbollit i ngelin futbollit, une nuk kam ardhur këtu per tju dhuruar lekë, jam këtu për të meanxhuar paratë tuaja. Në 2002 të ardhurat ishin 80 mijë dollarë në vit, sot janë 5 milionë euro. Ndryshimin bëjeni vetë.

    Armand Duka duhet të zgjedhë. Niçe thotë që asnjë fitues nuk është i tillë rastësisht, Murinjo thotë që një fitues nuk ngopet kurrë së fituari, ndërsa një anonim ka thënë që askush nuk fiton medaljen e argjendtë, por humbet atë të artë.

    4 mandatet si president i FSHF të ngjajnë si miqësoret zyrtare të Shqiperise qe i fitonte gjithnjë. Komiteti ekzekutiv i UEFA i ngjan kualfikimeve “Francë 2016”, ku Shqipëria ia doli te shkonte mes 24 më të mirave.

    Anetarët e komitetit ekzekutiv te UEFA do jenë 8, rivalët 13, votuesit 55. E shkuara thotë që duhet të marrësh më shumë se 25 vota për të qenë ne Europianin e zyrës.

    Thonë që Duka diçka ka bërë që Shqipëria e fushës të shkoja në “Francë 2016”, por më së shumti meritat i mori De Biazi.

    Zgjedhjet bëhen në 5 prill në Helsinki, Duka ka Ok e presidentit të UEFA, Ceferin dhe të një pjesë të mirë të federatave europiane.

    Në fund 8 do jenë anëtarët e kabinetit qeveritar të futbollit europian. Duka nuk është i panjohur për ta, ka qënë kryetar i komisionit të ekipeve kombëtare dhe fitoi lobimin për njohjen e Kosovës.

    Një njeri që ka fituar gjjthnjë me siguri nuk do hynte në një garë nëse sdo e kish të sigurtë fitoren.

    Zgjedhjet per president në FSHF të ngjajnë me miqësoret zyrtare që Shqipëria i fitonte gjjthnjë por në eliminatore dilte e fundit.

    Tani pasi shkoi në Francë nëpërmjet fushës duhet te shkoja në Euro nëpërmjet zyrës. Zakonisht ai nuk humbet, fiton!