• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Qeveria, 10 mln lekë familjeve të ushtarakëve të vrarë në Letoni


    Qeveria miratoi pasditen e sotme fondin shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.

    Qeveria miratoi fondin prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

    Fondi i shtohet buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve.

    Fondi përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019. /Tiranapost.al/