• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Qershor apo Shtator? Bundestagu gjerman i ndarë në dy pjesë, nervozizëm për negociatat e Shqipërisë në BE


    Jemi në prag të publikimit të progres-raportit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut. Por mes Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial në Bundestag po vihen re dallime në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Socialdemokratët kërkojnç që negociatat të çelen menjëherë këtë qershor, e ndërsa Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial duan ta lenë për në shtator datën e trajtimit të kësaj teme.

    Korrespondentja e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, ka treguar për Top Channel, se në Bundestang ndjehet një klimë nervozizmi për këtë çështje.

    Sipas saj, ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon. Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të diskutuar e për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor prandaj po mendojnë për shtatorin. / Tiranapost.al. E.B