• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    ‘Qenke duke ‘vuajtur’ Taulant, u lodhe me arsimin e tani po çlodhesh’


    Taulant Muka ish zv/ministër i Arsimit, për vetëm dy javë pasi dha dorëheqjen, është shumë aktiv në rrjetet sociale, poston foto sa në Zvicër, sa dikur tjetër ku përshëndet ndjekësit, e kohët e fundit publikon ndonjë rast plagjiature (sipas tij) të disa politikanëve e pedagogëve. Në postimin e fundit, Taulant Muka shihet teksa përshëndet nga Republika Domenikane me fluturimin me 10 shkurt nga aeroporti i Zyrihut.

    Por një komentues, ndoshta nga zilia apo ndoshta nga fakti se Taulanti premtoi shumë kur mori postin, i shkruan: Qenke duke vuajtur Taulant, u lodhe sa u lodhe me Arsimin e tani po s’lodhesh.

    Taulanti i ka kthyer përgjigje duke i bërë tag: Nuk e kuptoj ironinë…

    Komentuesi vijon: Jo me çfarë ironie, ti nuk e kupton pyetjen dhe kthen përgjigje, ti je edhe me shkollë, megjithatë t’ja kalosh mirë se unë Taulant kam kohë që kam mbaruar shkollën, dhe të paktnë kam 19 vjet që jam i vetëpunësuar, kam një biznes të vogël dhe sinqerisht nuk më intereson as arsimi dhe as politika. Uroj të jesh mirë.

    Pas këtij komenti Taulanti nuk ktheu më përgjigje. Ndoshta sepse komentuesi nuk e ofendoi, fundja nga arsimi hoqi dorë vetë dhe vërtetë/ Copyright/ Tiranapost.al E.B

    “Si erdhi Taulant Muka dhe ç’më kërkonte?!” Rama tregon gjithë bisedën

    Taulant Muka: Monika Kryemadhi, plagjiaturë me doktoraturën nën kujdesin e Dhori Kules