Nën lupën e Stela Sallakut

Qenka në modë të lidhesh fjongo

Qenka në modë të lidhesh fjongo

Fjongot i kemi parë zakonisht nëpër fustane, në pjesën e kurrizit sidomos (si fustani i Marilyn Monroe tek filmi "Diamonds are a girl's best friend") vendosen për të theksuar rripin apo belin.

[caption id="attachment_309393" align="aligncenter" width="613"](Fustani i Marilyn Monroe tek "Diamons are a girl`s best friend". Foto nga Google)[/caption]

Këtë sezon (që në shkurt në prezantimin e sfilatave të reja vjeshtë-dimër 2018-2019), pikërisht në pasarelën e Alexander McQueen, parakaloi një modele e veshur me një xhaketë të zezë me fjongo të kuqe mbrapa. Ishte një nga ato krijimet shpikëse dhe novatore, që nuk pritej të bëhej trend.

[caption id="attachment_309394" align="aligncenter" width="749"](Alexander Mcqueen, foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_309395" align="aligncenter" width="750"](Alexander Mcqueen, foto nga Pinterest)[/caption]

Sepse janë aq të bukura sa është "mëkat" t`i veshësh në evente të zakonshme.

E njëjta fjongo arriti edhe këtu tek ne. Në natën e parë të Këngës Magjike, Orgesa Zaimi, pjesëtare e jurisë së të rinjve, ishte lidhur me të njëjtën fjongo të kuqe mbi xhaketë të zezë. 

[caption id="attachment_309399" align="aligncenter" width="720"](Orgesa Zaimi. Foto nga Instagram)[/caption]

[caption id="attachment_309400" align="aligncenter" width="719"](Orgesa Zaimi. Foto nga Instagram)[/caption]

Ishte i ngjashëm me atë të McQueen, por nuk kishte pjesë nga papjoni tek përparësja e xhaketës. Pra ishte thuajse njëlloj, madje njëlloj edhe me xhaketën e Alek Wek, dizenjuar nga Emilia Wickstead. Pra me pak fjalë, moda qenka të vishesh me xhaketë me papjon.

[caption id="attachment_309404" align="aligncenter" width="1160"](Alek Wek. Foto nga Instagram)[/caption]

[caption id="attachment_309401" align="aligncenter" width="1242"](Alek Wek. Foto nga Instagram)[/caption]

Dhe po t'i shtojmë listës edhe Rita Orën me këtë fjongo gjigante, atëherë nuk ka më pikë dyshimi që kjo është tendenca e re, të lidhësh fjongo, gjë që mund ta bësh edhe vetë. 

[caption id="attachment_309731" align="aligncenter" width="719"] (Rita Ora me Moschino. Foto nga Instagram)[/caption]

Bëj gati gjilpërë e pe, merr një xhaketë që ke në dollap, mjafton të jetë oversize dhe me një copë satin ose mëndafsh (mjafton të jetë statike), lidh një papjon. Ndoshta do të të duhet dhe ndihma e një shoqeje ose e mamit për ta mbajtur të fiksuar tek kurrizi i xhaketës. Fiksoje me spila, më pas e qep imët, pa u dukur peu nga jashtë./Tiranapost.al

[caption id="attachment_309408" align="aligncenter" width="750"](Alexander McQueen, foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_309409" align="aligncenter" width="749"](Alexander McQueen, foto nga Pinterest)[/caption]