BotëTe gjitha

Qëndrimi ka më shumë rëndësi se inteligjenca! Psikologe Karol na tregon arsyet


Kur bie fjala për suksesin, është e zakonshme të mendosh se vetëm ata që janë bekuar me tru të zhvilluar e arrijnë, duke lënë shumë prej nesh nën hije. Por disa studime të reja nga Stanford do të të ndryshojnë mendje. Psikologe Carol Dweck ka kaluar gjithë karrierën duke studiuar sjelljen dhe performancën, dhe studimi i fundit tregon se sjellja është një parashikues më i mirë i suksesit sesa IQ-ja (niveli i inteligjencës).

Dweck zbuloi se sjellja dhe qëndrimet kryesore të njerëzve përfshihen në një nga dy kategoritë: një mentalitet fiks ose një mentalitet në rritje. Me një mentalitet fiks, kuptohet se keni disa mendime apo qëndrime që nuk mund ti ndryshoni. Kjo krijon probleme sepse është e nevojshme që të ndryshosh. Për njerëzit me një mentalitet në rritje besohet se mund të përmirësohen me përpjekje. Edhe në rastet kur kanë IQ të ulët, janë të aftë për të analizuar sfidat dhe për të trajtuar të gjitha problematikat. Faktori vendimtar në jetë është se si i trajtoni pengesat dhe sfidat. Njerëzit me një mentalitet në rritje mirëpresin pengesat dhe dinë se si ti përballojnë. Sipas Dweck, suksesi në jetë është mbi të gjitha se si arrini të përballoni dhe të merreni me dështimin.

“Dështimi është informacion, por është edhe diçka më shumë, për shembull: ‘Kjo gjë nuk funksionoi, kështu që do provoj diçka tjetër'”. Një këshillë tjetër nga Dweck është të ndjekim pasionin. Që të bëhesh i zoti dhe i suksesshëm duhet së pari të ndjekësh pasionet. Pasioni është ai që të shtyn në ndjekjen e ëndrrave. Vepro. Nuk është se njerëzit me një mentalitet në rritje janë në gjendje të kapërcejnë frikën, sepse janë më të guximshëm se pjesa tjetër prej nesh; Ndodh vetëm sepse  ata e dinë se frika dhe ankthi paralizojnë emocionet dhe se mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë paralizë është të ndërmarrin veprime./ World Economic Forum, Tiranapost.al E.B

Image result for attitude meaning