Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 29 vjeçari në Elbasan

Një 29 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka frikësuar banorët duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Mësohet se Arsen Caka i ndodhur në fshatin Labinot–Fushë ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi duke mos iu bindur patrullës së policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por brenda pak orësh policia e Elbasanit ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 29-vjeçarin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe 12 gëzhoja armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Copyright TiranaPost.al