Aktualitet

Qëlloi me armë gjahu drejt një banese, arrestohet korçari

Qëlloi me armë gjahu drejt një banese, arrestohet korçari

Një 39-vjeçar në Korçë përfundoi në prangat e policisë pasi qëlloi me armën gjahu, të cilën e kishte pa leje. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari qëlloi në drejtim të një banesës së një personi me iniciale D.K.

Denoncimi u bë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit personi që 39-vjeçari me iniciale E.A., pasi kishte qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri, po lëvizte nëpër qytet duke e mbajtur atë me vete.

Pas arrestimit atij iu sekuestrua arma e gjahut tip çifte me fishekë./ Tiranapost.al