Showbiz

Që të renditet i pari në klasifikime, Selena blen albumin e saj

Që të renditet i pari në klasifikime, Selena blen albumin e saj

Albumi i ri “Rare” i Selena Gomez nuk po dilte që nuk po dilte në vend të parë të klasifikimeve. Kështu që Selena u angazhua vetë për t`ia dhënë një dorë dhe porositi disa kopje online. I sugjeroi njëherësh ndjekësve që të bënin të njëjtën gjë duke i shpjeguar se disku mbante brenda edhe tekstet e këngëve.

Albumi “Rare”, përmes disa këngëve të tij u konsiderua si dedikim ndaj Justin Bieber, edhe pse Selena nuk e pranoi.

Me ndihmën që i dha Selena shitjeve dhe reklamës sigurisht, tani është kokë më kokë me “The Box” të Roddy Ricch që mundi Justin Bieber.

*Ky post u përshtat nga eonline dhe u realizua nga Fabjola Hije