• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Do që ta lësh por s’di se si? Mos i bjer nga Kina


    Të të lënë është ndjesi shumë e keqe, por edhe të lësh nuk është më pak. Të marrësh vendimin për t’i dhënë fund një lidhjeje është me të vërtetë e rëndë. Dhe si të mos mjaftonte, duhet edhe ta bësh në mënyrë të tillë që personi që po lë të mos vuajë shumë. Një ankth i vërtetë.

    Disa kërkues të Universitetit Brigham Young në Utah kanë gjetur mënyrën më të mirë për të lënë dikë. Të paktën kështu thonë. Sipas tyre, kur dikush merr një lajm të keq, preferon të dijë të vërtetën në sy.

    Një “dua të ndahemi” e menjëhershme mund të të duket shumë e drejtpërdrejtë. Prandaj mendon edhe të shtosh një “duhet të flasim” për t’’i dhënë mundësi tjetrit që të kuptojë se çfarë po ndodh?

    Mënyra më e mirë për të lënë dikë është: bëje dhe pikë. Pa i ardhur fare rreth e rrotull.

    Nëse të duket e padrejtë ajo që po i bën parnerit, mund edhe t’i shpjegosh arsyet dhe ndjesitë. Por ky studim është i bazuar në mënyrën se si ne imagjinojmë të marrim një lajm të keq dhe në pjesën më të madhe të rasteve përgjigjia është: drejtpërdrejt ose copë.

    Edhe pse duket mizore, shkenca thotë se personi që je duke lënë, do ta çmojë këtë mënyrë. Të ardhurit rreth e rrotull mund të të bëjë ty të ndihesh mirë, por jo personin përballë, që do preferonte t’i thoshe tak fak ç’ke për të thënë. Pra, u kuptuam. Drejt e në temë, jo nga Kina.