Aktualitet Sociale Te gjitha

Që sot ka një strehë për gjysh Trifonin!


64 vjeçari Trifon Gari, i cili jetonte i vetmuar dhe i pastrehë që nga sot do të jetojë në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë me një postim facebook, e cila shkruan se pas referimit të rastit pranë strukturave të Shërbimit Social Shtetëtor në Gjirokastër, gjysh Trifoni është strehuar në Shtëpinë e të Moshuarve ku po merr përkujdesjen e nevojshme nga stafi i qendrës.

“Që sot ka një strehë për gjysh Trifonin👴🏻
64-vjeçari jetonte i vetmuar dhe i pastrehë në #Gjirokastër por strukturat tona të shërbimit social e strehuan menjëherë në Shtëpinë e të Moshuarve ku po merr përkujdesjen e duhur nga stafi i qendrës. 
📌Të gjitha institucionet tona të përkujdesit social 🏡 kanë hapur dyert për të mbështetur fëmijë, persona me aftësi të kufizuar, të moshuar që kanë nevojë për strehim emergjent, në këto ditë të ftohta dimri
Dhomat për rastet emergjente janë gati🙌🏼
#EGjithëVëmendjaTeNjerëzit“, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook. Foto në galeri./ Copyright Tiranapost.al