• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Si mund të të ndihmoj Të gjitha TIP top

    Që pleqëria mos të të gjejë pa lek në xhep, ky është plani i kursimit


    Për të kursyer para nuk është e thënë të kesh një superrrogë. Nëse je i mirë në menaxhim mund t`ia dalësh për të hequr mënjanë pak nga pak dhe deri sa të dalësh në pension t`i kesh ca kursime të mira për t`i përdorur për shëndetin apo udhëtime, për ç`të kesh dëshirë e nevojë.

    20-30 vjeç

    Hiq një përqindje të caktuar të rrogës mënjanë. Duke nisur nga 20-30 vjeç, edhe sikur 1 mijë lekë në muaj, për 10 vjet bëhen 1200 lekë. Edhe pse konsulentja financiare Alicia Butera sugjeron të kurseni sa më shumë që të jetë e mundur në këtë moshë. “Kjo është faza më e mirë për të kursyer. Ende nuk ka angazhime në këtë fazë. Madje deri në të 25-tat je student dhe mund ta mbash dorën që në këtë fazë. Pastaj kur nis të paguhesh, do ishte perfekte të lësh mënjanë 20% të rrogës.

    30-40 vjeç

    Kjo është faza shtriji këmbët sa ke jorganin. Kjo është faza më e vështirë. Pagat janë më të mira, por shpenzimet më të larta. Shumica e njerëzve blejnë shtëpi, bëjnë fëmijë. Disa tundohen për të qëndruar në shtëpi dhe për të rritur fëmijët. Disa tundohen të shpenzojnë më shumë nga sa munden. Shkurt kjo është faza në të cilën duhet t`u rezistosh tundimeve. Puno, hiq sa mundesh dhe shpenzo sa mundesh.

    40-50 vjeç

    Jepi përparësi heqjes mënjave të parave për pension. Edhe pse je ende i ri, duhet të mendosh seriozisht për pensionin dhe duhet të rritësh derdhjen e  kontributeve.

    50-60 vjeç

    Kjo është faza qe duhet t`ua bësh të qartë fëmijëve që s`mund t`i mbash më. Mos bëj gabim t`i japësh ende para. Ata duhet të jenë të zotët e vetes dhe e vetmja ndihmë që mund t`u japësh është t`i tregosh se si të kursejnë edhe ata, për t`u bërë i pasur si ty.

    *Ky post u përshtat nga businessinsider dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690