Aktualitet

Që nga rrugët, taksat, por edhe librat, Erioni nuk di të pushojë, çdo ditë jep një lajm të ri

Që nga rrugët, taksat, por edhe librat, Erioni nuk di të

E kemi fjalën për Erion Braçen, jo se Veliaj bën ndryshe, por këtë herë po flasim për deputetin që e bën vetë edhe gazetarin edhe politikanin. Nuk ka ditë që mos të bëjë një status në Instagram. Herë poston propozime për ulje taksash dhe replikon hapur me ministrin e financave; herë foto futbolli si Juven për të cilin bën tifo, ose kombëtaren shqiptare, e plot kritika për FSHF-në. Në prag të panairit publikoi tituj librash e romanesh dhe i nxiti të gjithë të lexojnë, ndërsa çdo të hënë poston fraza filozofësh për inspirim. Por gjithmonë nuk harron të publikojë punët që bëhen në zonën e tij elektorale, herë një rrugë, herë një shkollë, sa në Divjakë, e Lushnje, e sot në Grabian ku po ndërtohet nga e para qendra shëndetësore.

Ashtu si gazetarët, Erioni nuk ka ditë pushimi!