Aktualitet

Që nga 1 Korriku, abonetë duhen me fotografi

Duke filluar që nga data 1 Korrik, të gjitha abonetë duhet që të pajisen edhe me fotografi. Ky është përcaktuar në një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, me datë 9 maj 2018, duke ndryshuar modelin e biletave aktuale.

Tashmë të gjitha abonetë mujore duhet të jenë të pajisura me numrin e Kartës së Identitetit të personit që do e përdorë atë, si dhe foto.

Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund te jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen.

Ky udhëzim, vjen pas një debati të zhvilluar rreth një vit më parë për përdorimin e të dhënave personale.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.