• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Të gjitha TIP top

    Që luleshtrydhet të mos prishen pa i çuar akoma në shtëpi


    Kjo është stina e tyre dhe kur i gjen lirë mund të blesh edhe disa vasketa. Veçse luleshtrydhet aq sa të mira janë aq janë edhe delikate. Pa i çuar akoma në shtëpi fillojnë e dëmtohen dhe pas një dite vështirë se mund të gjesh një kokërr ende të freskët. Ka një truk fare të thjeshtë se si t’i ruash luleshtrydhet të freskëta për disa ditë.

    Merr një enë me ujë dhe tret në të një gotë uthull molle. Pastaj zhyte brenda vasketën e luleshtrydhe, lëre për pak sekonda. Hiqi dhe pasi të kenë kulluar, futi në frigorifer. Do të qëndrojnë të freskëta si të sapokëputura.