• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Që gardëroba kapsulë mos t’ju bëhet e mërzitshme, ja çfarë duhet të blini


    Besoj të gjithave ne na është dashur të udhëtojmë për një fundjavë diku jashtë qytetit. Por edhe nëse s’na bie rasti të udhëtojmë, që të mos qëndrojmë para pasqyrës të zemëruara me blerjet e fundit, duhet të kemi gati gjithnjë 12 elementë të gardërobës kapsulë. Mund ta filloni me dy tre veshje dhe të blini çdo sezon një ose dy veshje të cilat i keni pēr kohë të gjatë. Gardëroba kapsulë është po aq personale sa dhe parfumi apo çanta e përditshme. Por besoj se disa gjëra mund të jenë edhe të përbashkëta, si për shembull një palë xhinse blu, t-shirt e bardhë etj.

    Këtë sezon mos u kufizoni vetëm tek ngjyrat bazike. Shtojini asaj dhe detaje nga koleksionet e reja, si golfi me ngjyrë portokalli ose lejla.

    Foto nga Net-a-Porter

    E kombinoni me funde ose pantallona kafe, të zeza, blu ose dhe bezhë.

    Foto nga Net-a-Porter
    Foto nga Net-a-Porter

    Ky është një nga fundet më chic të sezonit, të cilin do e blija direkt. Të lehtëson jetën, sidomos kur ke vetëm 10 minuta kohë për t’u bërë gati.

    Foto nga Net-a-Porter

    Kostumi lëkurë ka qenë dhe është i preferuari i blogereve dhe influencueseve të modës. Nuanca është një nga risitë e sezonit, por nëse lëkura është cilësore, mund ta keni përgjithmonë.

    Foto nga Net-a-Porter

    Mund të numëroj mbi 16 kombinime që mund t’i bëni këtyre çizmeve. Me fustane, funde, pantallona dhe xhinse cowboy.

    Foto nga Marks and Spencer

    Do t’ju mbajë ngrohtë gjithë dimrin.

    Foto nga Net-a-Porter
    Foto nga Net-a-Porter

    Chic dhe casual në të njëjtën kohë.

    Foto nga Net-a-Porter

    Vathët me perla janë “must” thuajse çdo sezon.

    Foto nga Marks and Spencer

    Unë kam një të tillë që e kombinoj thuajse me çdo gjë./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post