Showbiz

‘Që familja Alla të mos e kalojë dimrin mes të ftohtit...’ Ermal Meta jep kontributin e tij

‘Që familja Alla të mos e kalojë dimrin mes të

Ermal Meta i është bashkuar apelit të Erion Veliajt dhe ka dhënë kontributin e tij për familjen Alla me gjashtë anëtarë, shtëpia e të cilëve u dëmtua pas tërmetit të 26 nëntorit.

https://www.instagram.com/p/B5ivboWIzIG/

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t'ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, shkruan këngtari shqiptar me famë në Itali dhe jo vetëm.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.