• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Qartë, bukur, pastër: ja lista e 26 kritereve që duhet të plotësojë një grua. Sipas një burri!


    Gratë mund të jenë edhe të vështira kur vjen puna tek karakteristikat e burrit ideal, por burrave nuk ua kalojnë.
    Ata kanë një listë me 26 pika që duket mission impossible: sepse janë kontradiktore me njëra-tjetrën. Një shembull? Të jesh e dobët dhe sportive por edhe adhuruese e kuzhinës. Të pish verë, por jo dhe aq. Të mbahesh mirë por edhe të bëhesh gati për 10 minuta. T’i dedikohesh karrierës por edhe të jesh mama e familjare e shkëlqyer.

    1. Buzëqeshje e ëmbël
    2. Flokë të gjatë
    3. Fundshpinë e vogël por e ngritur
    4. Adhuruese e verës
    5. Të mbajë veten e të vishet bukur
    6. Të dalë në mbrëmje me miq
    7. T’i kuptojë barsoletat
    8. Të jetë më e shkurtër se burri
    9. Të jetë sportive
    10.Të jetë e dobët dhe e mirëkuruar
    11.T’i japë mirë makinës
    12. Të adhurojë familjen dhe fëmijët
    13.Të dijë të gatuajë shkëlqyer
    14.Të pëlqejë futbollin
    15.Të pijë alkool por me masë
    16.Të bëhet gati për 10 minuta
    17.Të ndihet e lumtur me çdo veshje
    18.Të ketë dëshirë të madhe seksuale
    19.Të jetë e diplomuar
    20.Të ketë një punë
    21.Të ketë rrogë të mirë
    22.Të jetë amvisë e përkryer
    23.Të bëjë namin në shtrat
    24.Ta pëlqejnë miqtë e burrit
    25.Edhe asaj t’i pëlqejnë ata
    26. Të mos e ketë xhepin e shpuar

    Kushedi pse kanë ndaluar këtu!