• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Pyjet tropikalë të Amazonës, që mirë që i përkthejmë keq, por edhe po bëhemi merak tepër


    Ka një shqetësim për pyjet tropikalë të Amazonës. Patjetër, Elisabetta Franchi, stilistja italiane me super masa të vogla, ka ditë që vuan në Instagram dhe poston foto me kafshët e trishtuara, me këlyshët e ngordhur.

    Macron ka reaguar dhe thotë se në Samitin e G7-ës do flasim veçanërisht për zjarret. Presidenti i Brazilit është mërzitur se ata nuk marrin pjesë dhe ka nga ata që po akuzojnë fermerët, disa të tjerë OJQ- të për zjarret në atë që e quajmë mushkëria e botës. Pyjet e Amazonës shtrihen në Amerikën Jugore, Brazil, Peru, Bolivi, Ekuador, Kolumbi. Janë miliona kafshë, rreth 1 milion popullsi indigjene dhe ajri i botës vjen sidomos nga atje, të paktën 1/5 e oksigjenit të botës.

    Pyjet e Amazonës janë një pasuri e tokës ku jetojmë, por super-vëmendja jonë bëhet qesharake, edhe më shumë kur rainforest e përkthejmë “pylli i shiut”. Janë pyje tropikalë dhe shiu është shenjë tipike e kësaj klime, ku 5 minuta bie shi, 5 minuta del dielli – e thënë thjesht.

    Disa nuk e përkthejnë as saktë por e postojnë ngaqë e postojnë të gjithë dhe për shkak se një postim për mjedisin, kafshët e sidomos për diçka që nuk ndodh në Shqipëri të bën njeri të kultivuar, të paktën të dukesh i tillë është si modë, edhe pse në realitet nga nevoja për t’u dukur intelektual që merresh me çështje sipërore mund të përfundosh qesharak.

    Pyetja lind: a do fillojmë të bëhemi seriozë e të merremi me punët tona pak më shumë sesa me çështjet botërore?/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post