Aktualitet

Pyetja që duhet të kemi të gjithë; Kush është denoncuesi i policit me videon seksuale

Pyetja që duhet të kemi të gjithë; Kush është

Sandër Lleshaj pas takimit në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, për rastin e policit të arrestuar për ngacmimin e një të miture dhe me video të turpshme, doli në një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se denoncuesi duhet të paraqitet dhe se nuk po gjendet nga policia pasi nuk është bërë denoncim. Gjithashtu tha se po kryhen hetimet për identifikimin.

Gazetarja e pyet: Ju përfaqëson ju efektivi i policisë Bajrakurti? 

Lleshaj: Cili polic? Gazetarja: Ai për të cilin po flasim.

Lleshaj: Ai është një i arrestuar, nga policia e shtetit që mbrëmë, menjëherë pas rastit.

Zoti ministër, por është thënë se nënës dhe vajzës 15 vjeçe nuk i është pranuar denoncimi dhe më pas kanë dërguar për mediat videon...

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, nuk gjenden denoncuesit, akush nuk ka bërë demoncim. Pyetja themelore që duhet të shtrojmë të gjithë është se kush është denoncuesi. /Copyright/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/ngacmimi-video-te-turpshme-nga-polici-ministri-lleshaj-mberrin-ne-malesine-e-madhe/