• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Pyet Stelën/Po unë që jam 1.70 a vesh dot fustan pas trupit dhe me çfarë ta vesh këtë fustanin me temina?


    Nuk është punë e thjeshtë të përshtatësh trendin me format e trupit. Sepse jo rrallë herë duam të kemi atë veshjen që ka manekina e dyqanit. Edhe pse tartani është një nga trendet, jo çdokujt i rri mirë. Duke qenë copë me kuadrate ka tendencën të të shkurtojë siluetën. E njëjta gjë është dhe për fustanet e mbrëmjes. Dua t`i përgjigjem sot vajzës që më ka shkruajtur për fustanin e festave.

    (Foto nga Instastory)
    (Foto nga Instastory)

    Mendoj se modeli i fustanit për të cilin pyet është paksa i papërshtatshëm për moshën dhe fizikun. Edhe pse mund ta modifikojë dhe të mbajë vetëm elementët më interesant, por do ishte një fustan i zakonshëm laps me një rrip në bel. Ndërkohë, meqë vajza është e gjatë (1.70m), mund të provojë dizajnet novatore paksa oversize. Po jap disa opsione, të cilat i kam shoqëruar me link tek përshkrimi. Fillimisht mendoj që i shkurtër me një palë mules ose gjysmë çizme do ishte ideal për mbrëmje.

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Është minimalist, por me aksesorët e duhur bëhet shumë interesant.

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Fustani me temina është sugjerimi im i dytë, sepse mund ta vishni shpesh përgjatë festave. Kemi folur për të gjerë e gjatë dy ditë më parë në artikullin : Si ta kombinoj fundin gri me temina për festën e fundjavës?

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Ky dizajni i Oscar De La Rentës është i preferuari im. Përshtatet me moshën dhe fizikun, por jo me të gjithë ambientet ku organizohet festa. Nuk është për club, por për darka pak më glamour.

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Fustanet e shkurtra me temina bëhen më me stil nëse i kombinojmë me gjysmë çizme lëkurë të zeza. Po të kenë dhe majën e hapur përpara, janë akoma më mirë. I kam parë të kombinuara dhe me këpucë stiletto, por më duken shumë cliche dhe për mosha të mëdha.

    (Foto nga Instastory)
    (Foto nga Pinterest)

    Mund ta kombinoni edhe me çizme të gjata deri tek kofsha, por për këtë duhet të kesh këmbë të drejta dhe elegante.

    (Foto nga Pinterest)

    Për moshat e reja rekomandohen çizmet e sheshta. Sidomos për fustane chiffon, mëndafsh ose satin./Tiranapost.al