• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    Pyet Stelën/ A ta vesh tani pallton time të kuqe? Po një fundi tartan, t’i shtoj tyl?


    Jemi në sezonin ku çdo gjë oversize është tendencë. Duke filluar nga atletet (Balenciaga me gomë të plotë), trikot, fundet dhe xhupat. Nuk kanë rregulla të caktuara në kombinim, por duhet të kemi parasysh disa gjëra para se t’i veshim. Mos e ngarkoni veshjen me më shumë se sa dy nuanca, maksimi tre. Kombinimet “more is more” duan një sy profesionisti të realizohen siç duhen. Përndryshe dukemi si thes me ngjyra dhe pa stil. Mund të të ngatërrojnë shpesh vajzat që merren me modë (blogere, editore mode, stiliste etj.), të cilat vishen me ngjyra dhe plot me aksesorë.

    (Foto nga Instadirect)

    Pallton e kuqe kombinoje thjesht, me print bardhezi, ose një nga nuancat e tokës. Nëse nuk je nisur për event mode, mos u lodh të bësh përplasje ngjyrash, si pink me të kuqe, apo lejla me të kuqe. Qëndro tek linjat e pastra, me sa më pak aksesorë.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)

    Fundi tartan është dhe vetë mjaft i ngarkuar, si dizajn. E megjithatë Donatella Versace ka ideuar kombinime të disa llojeve të ndryshme të tartanit, në një veshje. Pra kombinimet e të verdhës me jeshile, lejla me të kuqe dhe blu me të zezë. Rekomandohen që t’i veshësh me pantallona lëkure të zeza.

    Tartani vetë e ka origjinën nga fundet “kilt” të kostumeve tradicionale skoceze.

    (Foto nga Instadirect)

    Duke qenë se është mjaft dominant si print, nuk ka shumë nevojë për elementë shtesë që padashje mund ta ngarkojnë akoma më shumë. Tyli në këtë rast do ishte i tepërt, sidomos kur tartani është i kuq. Nëse do kombinohej fundi tutu dhe një pallto tartan, atëherë po. Është më i pranueshëm. Gjithsesi do shumë mjeshtëri të stilosh siç duhet. Por për këtë do flasim më gjatë në një artikull të dedikuar./Tiranapost.al

     

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post