• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    Pyet Stelën


    Më pëlqen shumë trendi i kapeleve të këtij sezoni. Krijimet e vjeshtë-dimër 2018-2019 janë ndër më femëroret njëkohësisht më novatoret e këtyre viteve të fundit. Janë frymëzuar paksa nga kapelet e piktorëve me disa detaje të shtuara. E bukura është se kombinohen aq mirë me fustane dhe sarafane. Duke qenë se unë kam fytyrë të rrumbullaktë, fatkeqësisht nuk më shkojnë të gjitha llojet dhe dizajnet.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Instastory)

    Forma që mbaj unë është me bazë të rrumbullakët dhe strehë të palëvizshme. Pra jo si ato Fedorat që kanë përbërje të leshtë dhe pa fortesë. Dy dizajne që kam unë janë nga Pepe Jeans dhe një nga Alviero Martini. Këtë preferoj ta mbaj me pallto klasike, që mund të kenë prerje dopiopet ose dhe tek pullë. Madje edhe me pardesy, kur nuk është aq ftohtë.

    (Foto nga Instagram)

    Kam qenë dhe jam fanse e turbaneve, sidomos atyre velvet dhe të leshtë. Përveçse kanë shumë stil, janë komode dhe të ngrohtë.

    (Foto nga Instagram)
    (Foto nga Instagram)

    Nuk do të ta rekomandoja printin leopard (dhe besoj duke më njohur mua e di dhe pse-në). I hodha një sy dhe revistave të modës këtë muaj, por asnjëhera nuk e këshillon printin për mbrëmje. Ndoshta paradite, me një palë atlete, casual, po. Por jo në darkë, me këpucë më takë, make-up dhe buzë të kuqe. Madje është një ndër ato raste kur thonë një “jo” të prerë.

    (Foto nga Instastory)

    Sa i takon velvetit, as atë nuk do ta rekomandoja shumë. Sepse ka tre sezone që e veshim sistematikisht për festat e fundvitit. Një këshillë që mund të të jap është: mos vish diçka që e ke veshur vjet apo parvjet. Provo një dizajn ndryshe këtë sezon. Nëse ke veshur vjet fustan me temina për festat e fundvitit, mos e vish dhe këtë vit njësoj. Unë dua të dizenjoj për vete një palë pantallona me temina, të cilat do i kombinoj me një t-shirt ose këmishë të bardhë.

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Ky sezon është i gjithi i dedikuar shkëlqimit. Por ka dhe përjashtime, si për shembull për mbrëmje mund të zgjidhni edhe një fustan të gjatë me dekolte, si ky i Tom Ford.

    (Foto nga Net-a-Porter)

    Ose një “cocon”, me temina dhe të shkurtër, të cilin për të qenë më e veçantë, mund ta kombinoni me gjysmë çizme.

    (Foto nga Net-a-Porter)

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post