• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    Pyet Stelën/Po vijnë festat, vajzat s’dinë ç’të veshin


    Përshëndetje Stela! I shoh çdoherë postimet tuaja po ashtu edhe çdo këshillë që jep për fansat. Jam një adhuruese e stilit tuaj, do të doja një keshillë rreth fustaneve të mbrëmjes. Kam një ballo fundviti së shpejti dhe do të doja shumë të dija rekomandimin tuaj, çfarë do të ishte më mirë te vishej duke u dukur më e veçantë. Faleminderit, Eva.

    Përshëndetje Eva.
    Mbrëmjet gala gjithmonë kërkojnë një kod të caktuar. Zakonisht ai specifikohet tek ftesa, në fund fare. Ose mund ta kuptosh nga vendi ku është organizuar eventi, nëse është në një pallat që ka histori, të duhet një dizajn i bërë enkas për ty. Mund të jetë i gjatë, ose treçerek, por jo i shkurtër. Po të jap disa sugjerime të përgjithshme sepse nuk i njoh tiparet e tua. Nëse je tek nuancat e grurit, një fustan pastel limon do ishte idea e parë që më vjen. Duke qenë se është një nga tendencat e reja të sezonit. Por edhe një fustan velvet me supet e zbuluara, si ai që veshi Lady Gaga në ndarjen e çmimeve “Golden Globes”, më pëlqen. Të zi ose vishnje në qershi, do e keni për një kohë të gjatë sepse dizajni është klasik.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Instadirect)

    Përshëndetje Eugerta.

    Kuadratet janë dhe trendi i momentit, duke qenë se i pamë fillimisht nëpër sfilatat e Balenciagës, Versace etj. E më pas në rrugët e qyteteve të modës nga blogeret, influencueset apo editoret e modës. Ka disa lloje kuadrati, edhe pse ne në shqip kemi vetëm një emër përcaktues (kuadrat), në gjuhë të tjera ndahen në lloje të ndryshme. Tartan quhet ky dizajni për të cilin ka pyetur vajza në foto, i cili gjithashtu ka disa nënndarje të tjera. Gingham është kuadrati i vogël bardh e zi, checked janë copat me kuadrate më të mëdha.

    (Foto nga Pinterest)

    Janë terma që ndihmojnë më shumë në përcaktimin e dizajnit, si dhe ndihmojnë në shkrimet e modës. Kur flasim për tartanin kemi idenë e skocisë, dhe kostumit kombëtar, edhe pse ka evoluar ngjyra dhe printi, emri është i njëjtë. Versace tek koleksioni i dimrit 2018- 2019 na befasoi me dizajnet shumë novatore të atij printit të mërzitshëm tartan, që të them të drejtën as mua s`më ka pëlqyer ndonjëherë.

    (Versace.Foto nga Pinterest)

    Nuk rrëmbejnë aspak vëmendjen nga tiparet e fytyrës, përkundrazi, nëse është afër me fytyrën, tërheq vëmendjen aty. Thjesht duhet ta kombinosh fillimisht me xhinse, sa të mësohesh me të. Nuk rekomandohen t’i veshësh nga koka tek këmbët, sepse është paksa e lodhshme për syrin, por nëse printi është minimalist (me dy ngjyra), pse jo? Do dukesh më me stil, sidomos nëse e kombinon me këpucë njëngjyrshe./Tiranapost.al

    (Foto nga Instagram)

     

    (Foto nga Instagram)

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post