• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Pyet Stelën/Jam e dobët e pa vithe, ç’të vesh që mos dukem si shkop?


    Po të shohësh trupat e modeleve, të gjitha janë me formë “I-je”. Me forma aspak të theksuara, por me këmbë të gjata. Është shumë më e thjeshtë të gjesh një veshje për trupa të tillë, se sa për dikë më format e Kim Kardashian. Nëse ka një zonjë që di mjaft mirë se si të vishet me stil, edhe pse është shumë elegante, ajo është Giovanna Battaglia.
    Nuk e kam parë asnjëherë të veshur keq.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Instadirect)

    Ka trupin elegant, pikërisht si një nga vajzat që ka shkruajtur këtë javë. Ajo që më pëlqen tek këto individë është se çfardo që të veshin duken bukur, sidomos kur veshjet kanë bel të theksuar. Fundet veref nuk duhet t`i ndani nga përditshmëria, madje mbani dhe një rrip të trashë në bel për ta theksuar akoma më shumë.
    Mund të vishni edhe pallto apo fustane oversize me prerje verefi, pa asnjë merak se do dukeni të shëndetshme apo të shkurtra. Madje është një ndër sugjerimet e editorëve të modës për sezonin e ri.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Instadirect)

    Xhaketat “bomber” hynë tek veshjet sport, sepse origjinën e kanë pikërisht nga “street style” i viteve `90. Si të tilla duan një alternim me veshje klasike për paradite, ndryshe bëhen shumë casual. Ndërsa për fundjavë i vishni edhe me xhinse. Janë të pranueshme edhe për t`u veshur darkave me mikeshat, kur dilni për një aperitivo dhe ju duhet një xhaketë. Mos e kombinoni me ngjyra të kuqe, as me pink, por vetëm me natyrale dhe bazike (gri, të bardhë, të zezë, nude, bezhe, kafe, mjaltë etj.).

    (Foto nga Pinterest)

    Kombinimi më i mirë është ai me të bardha, duke qenë se i jep mjaftueshëm dritë portretit edhe në darkë. Fustani laps është i pari që më vjen në mend kur shoh bomberin, meqë sikur e kompenson paksa volumin e xhaketës. Por dhe me pantallona me bel të lartë (xhinse ose lana) do ishte një tjetër sugjerim që më vjen ndërmend. Mjafton të mos dilni jashtë vetes, si dhe të gjeni formën që plotëson siluetën tuaj.

    (Foto nga Pinterest)
    (Foto nga Pinterest)