Nën lupën e Stela Sallakut

Pyet Stelën

Kodi i veshjes për festat familjare është shumë kufizues, sepse jo çdo trend lejohet. Një fustan i kuq tyl gjysmë i tejdukshëm, nuk është zgjidhja ideale për një fejesë buzë deti. Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh përpara se të gjejmë veshjen e duhur, janë personat që do jenë prezent. E dyta është vendi ku bëhet festa dhe e treta por jo më pak e rëndësishmja tiparet dhe forma e trupit.

[caption id="attachment_253974" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_253976" align="aligncenter" width="430"](Foto nga Instastory)[/caption]

Do t'i rekomandoja vajzës që pyet dy fustane nga trendet dhe një prerje klasike. Fustanet me lule janë dizenjuar këtë sezon në një formë shumë novatore, aq sa mund t`i vishni edhe në evente. Kjo është zgjedhje e guximshme sepse shumica do preferonin një minimalist.

[caption id="attachment_254000" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Duke qenë se tiparet e vajzës janë bionde natyrale, fustani satin smerald vë në pah sytë dhe tiparet. Zgjedhja e zezë është pjesë e gardërobës kapsulë, pra mund ta përdorë për shumë raste të tjera. Kë do zgjedhësh Xhulja?

[caption id="attachment_254003" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_253998" align="aligncenter" width="390"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Dizajnet “mom” të xhinseve janë menduar të jenë paksa oversize për të dhënë idenë e lirshmërisë. Të bardhat janë pak më të vështira për t`u kombinuar, sipas mendimit tim, ndërsa nuancat blu kombinohen me t-shirt të bardhë, këmisha me vija, bluza pambuku me detaje etj.

[caption id="attachment_253989" align="aligncenter" width="513"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Xhinset e bardha do i rekomandoja të ishin të gjata, sepse të lejojnë t`i veshësh për mbrëmje me këpucë me takë, ose edhe me espadrilles për paradite.

Me bluza në nuanca mjalti, nude, rozë pastel, limon, kombinohen më mirë se sa me thyerje të forta. Mos i vishni me bluza të kuqe, të zeza, lejla të theksuar apo gri. Jini kreativë tek këpucët, sepse vëmendja do përqëndrohet tek ato, më shumë se sa tek pantallonat./Tiranapost.al

[caption id="attachment_254037" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]