Nën lupën e Stela Sallakut

Pyet Stelën

Kam dëgjuar shpesh se të kesh formë trupi molle do të thotë të jesh e shëndetshme, me qafë të shkurtër dhe bark. Ajo që e përcakton formën mollë është gjerësia e supeve dhe gjoksit e cila është më e madhe se sa beli.

[caption id="attachment_248039" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_248037" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

Sot do shohim pikërisht disa veshje të përshtatshme për këto forma trupi, njëkohësisht i japim përgjigje dhe vajzës që shkruan për fustanin e fejesës. Dy opsionet që ajo ka dërguar mendoj se nuk përshtaten me këtë formë trupi, fatkeqësisht. Pak më poshtë kam ilustruar jakat e duhura të cilat zgjasin siluetën dhe vënë në pah belin.

[caption id="attachment_248077" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Duke qenë se pjesa e bustit është më e gjerë, e gjithë vëmendja lokalizohet aty, ndaj ajo që duhet të bëni është të zhvendosni qendrën për nga beli, duke përdorur rripin për konturim dhe format  e veremit (jo palat e theksuara si tek foto e fustanit që ka dërguar vajza). Copa e fustanit duhet të jetë e derdhur që të qëndrojë natyrshëm mbi bel dhe vithe, pa shtuar volum. Këpucët duhet të jenë gjithnjë stiletto, me majë (asnjëherë me pjesë të rrumbullakët).

[caption id="attachment_248062" align="aligncenter" width="353"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_248066" align="aligncenter" width="467"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_248076" align="aligncenter" width="600"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Ah kimonotë bohemian! Janë kaq komode për verë, plazh apo vizita turistike sa nuk besoj që kanë zëvendësues. Ajo që duhet të kemi parasysh para se të blëjmë një kimono, janë detajet dhe copa. Zgjidhni gjithnjë pambuk, sepse çdo material tjetër do jetë jo komod. Qëndisjet janë shumë interesante por duhet të jenë me masë dhe jo shumëngjyrëshe. Sa më pak ngjyra, aq më e sofistikuar do dukeni, ndaj lërjani vëmendjen kryesore kostumit të plazhit.

[caption id="attachment_248049" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_248035" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

I vishni për paradite me shapka ose sandale gladiator, një palë syze me skelet me ngjyrë dhe jeni trendi edhe në plazh. Këshillohet gjithnjë ta keni një deri në dy masa më të madhe sepse duhet të jetë oversize. Aksesorët e kashtës janë kombinimi më i mirë, por ndonjëherë bëhet edhe ndonjë përjashtim./Tiranapost.al

[caption id="attachment_248072" align="aligncenter" width="563"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_248061" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]