Nën lupën e Stela Sallakut

Pyet Stelën

Nuancat e tokës janë ndër më të bukurat, por përveç kësaj nuk dalin asnjëherë nga moda. Kanë një efekt sport dhe chic në të njëjtën kohë, saqë mund të përshtaten me shumë lloje veshjesh të ndryshme. Kombinoje me t-shirt siç bën shpesh Olivia Palermo në street style, ose me një këmishë paksa oversize. Nëse e keni menduar ta vishni për darkë, ju duhet një rrip lëkure për të konturuar belin si dhe këpucë me takë (kitten heel ose stiletto).

[caption id="attachment_218043" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_218058" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_218064" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_218053" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Para disa ditësh po flisja me një mikeshën time për veshjet e përshtatshme për zyra. Dihet që me ngrohjen e motit, nuk të bëjnë punë shumë veshjet e bukura, por fillimisht duhet të jenë komode. Materialet e preferuara nga editoret e modës janë pambuku, lino dhe xhins i hollë. Ndaj këto dy sezonet e fundit vëmë re se këmishat po zënë pjesën më të madhe të koleksioneve. Madje nëse i bëjmë pak më të gjata mund t`i veshim si fustane. Rosie Assoulin, Reemami, Tibi e ca të tjerë janë disa nga dizajnerat të cilët janë fokusuar më tepër tek materialet lino, pambuk dhe dok. Dhe më lini t`ju them se duken kaq bukur, sa nuk e ndjen të nevojshme të kesh një fustan mëndafsh me rripa në gardërobë.

[caption id="attachment_218061" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_218055" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_218065" align="aligncenter" width="564"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Mund t`i vishni akoma kostumet, jo ato të plotat, por mundësisht të kenë në përbërje pambuk ose satin. Kombinojini me sandale me lidhëse, me pak takë të cilat i gjeni fare mirë edhe nëpër butikë jo shumë të shtrenjtë. Mos harroni që të mbani edhe kapele kur është e nevojshme, duke e kombinuar me çantat e kashtës ose ato rrjetë./Tiranapost.al