• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Pyet Ajlën TIP top

    Pyet Ajlën!


    Sot vendosa mos të shkruaja për një temë të caktuar, pasi e dija që do gaboja. 1 ditë para 7-8 Marsit, njerëzit janë të preokupuar për lulet e dhuratat, kështu që vendosa thjesht të bëj një miniartikull për veten.

    Pjesën e blogut e shoh si diçka që më mbush e më përfaqëson, ndaj sot do të shkruaj për Ajlën.

    FullSizeRender (1)

    Nuk e kisha menduar ndonjëherë se “ Pyet Ajlën” do bëhej një rubrikë në një portal, që siç më tha Mira Kazhani një ditë, do të bëhet shumë i famshëm. Dhe unë buzëqesha, sepse realisht unë nuk e kam bërë këtë rubrikë apo shkrimet për t’u bërë e famshme, thjesht kam dashur të ndaj me ju disa gjëra që më përkasin, që më vijnë natyrshëm, që mendoj se janë të veçanta.

    Të them të drejtën, shkrimi më merr vetëm 1 orë e gjysmë gjatë javës.

    Nëse dikush hap imazhet e ruajtura në celularin tim, aty mund të gjej vetëm foto lulesh, modele tortash për festa të caktuara, ide arredimi për dasma, të ruajtura ndër vite.

    Shumë miq të mij, kur u duhet diçka dhe s’dinë ku ta gjejnë, më bëjnë një telefon apo ëhatsapp: Ajla, di gjë ku ka si kjo apo ajo? Dhe unë u përgjigjem me të qeshur: “Info point Ajla” ka gjithmonë një përgjigje për ju! Ose shpesh ndodh t’i shoqëroj për të kompozuar një buqetë apo për të kërkuar një dhuratë.

    Thjesht di që më vjen natyrshëm dhe nuk mundohem fare, biles e kam kënaqësi. Ndonjëherë u them me shaka, mund të fle apo rri 24 orë në një dyqan lulesh dhe mos mërzitem.

    E kështu ka vazhduar për vite me radhë.

    Deri kur një ditë më bie telefoni dhe më thonë: Ajla do kesh një rubrikë tënden, të shkruash për çfarë të duash, më saktë, të shkruash për atë që di të bësh më mirë. Isha pak në dyshim, pasi realisht unë nuk di të shkruaj dhe aq mirë, por të dhënat kanë treguar që artikulli im lexohet dhe po ecën mirë (si fillim).

    Kam një këshillë për të gjithë ju: Dhuroni sa më shpesh lule, edhe sikur të jenë të blera tek ajo teta që shet në rrugë, nuk ka gjë më të bukur sesa buzëqeshja e personit në momentin që i merr. Mund t’i ndryshoni komplet ditën, mund t’ia mbushni me ngjyra e plot dashuri!

    Shihemi javës që vjen me një rubrikë shumë interesante.

    Me shume dashuri

    Ajla

    P.S. Dhe mos harroni asnjëherë “Detajet bëjnë diferencën”

    FullSizeRender