• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Pushimet verore, 33 fëmijë të qendrave sociale argëtohen në Velipojë


    Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu ka bërë të ditur se tridhjetë e tre fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

    “Pushimet nuk kanë përfunduar për fëmijët e qendrave tona të përkujdesit social në Shtëpinë e Pushimit në Velipojë. 33 fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor”, -thotë Manastirliu.

    Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua Shtëpia e Pushimit në Velipojë. Gjatë periudhës korrik-gusht fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690