Aktualitet

Pushimet e tua këtë vit ta shpifin? Mos trego! Të gjithë po gënjejnë

Është piku i sezonit të pushimeve dhe koha për një lumë të postimeve në mediat sociale me përshkrime si: 'Jo një pamje e keqe, nga zyra' ose 'Si po shkon dita juaj?'

Hapja e Facebook ose Instagram këto ditë, është e frikshme, do të futesh vetëm nëse do të sulmosh edhe ti me një fotografi, shumë e lumtur nga pushimet. Një foto nga deti, me një pije në dorë, rrobabanjot e reja... etj. etj.

Edhe ju me siguri keni postuar fotografi të tilla, që të gjithë të shohin se edhe ju po pushoni, dhe s’jeni vetëm, këtë ua sigurojmë.

Hulumtimet e reja tregojnë se 71% e britanikëve po postojnë fotografi festash e pushimesh në mediat sociale me synimin e vetëm për të bërë të tjerët xhelozë. Ne po mburremi dhe jemi të gatshëm të gënjejmë për pushimet tona. 64% e personave të anketuar kanë pranuar se postimet që kanë bërë janë të ekzagjëruara në krahasim me realitetin e pushimeve të tyre.

45% e të anketuarve kanë thënë se kanë përdorur fotoshop për t’i bërë fotot sa më perfekte, le pastaj filtrat në Instagram.

Ne jemi mes dëshirës për t'u mburrur, për të bërë xheloz të tjerët dhe për të treguar se sa e mrekullueshme është jeta jonë dhe pastaj për të gjykuar të tjerët që bëjnë të njëjtën gjë.

Ndoshta këtë situatë po e krijojnë të famshmit me postimet e tyre, duke krijuar idenë se vetëm kjo jetë është e mrekullueshme dhe 'cool'. Por kur shohim miqtë tanë që bëjnë të tilla postime, na besdisin.

10 gjërat që të gjithë gënjejnë kur shkojnë me pushime:

1. Kushtet e hotelit.

2. Cilësia e ushqimit në Restorant.

3. Flirtet e verës.

4. Moti

5. Konsumimi i alkoolit.

6. Jeta e natës.

7. Numri i vendeve të vizituara.

8. Njerëzit e famshëm që ke parë.

9. Se je mësuar me kulturën e vendit ku kalove pushimet.

10. Shuma e parave të shpenzuara.

Nikolas, 27 vjeç tha për Metro: Unë i thashë shokut tim në punë se do të shkoj në Laos për pushime, dhe ai u hodh menjëherë duke më thënë se ai është një vend komercial dhe se ai zakonisht shkon në Maos, sepse është vend më i virgjër. Kur po planifikoja pushimet e mia të radhës, gugëllova për Maos dhe s'me doli asnjë vend me atë emër. Ai vetëm sa më kishte gënjyer për pushimet e tij.

Kur njerëzit gënjejnë se ku do i kalojnë pushimet, ndoshta e bëjnë se nuk janë kaq të kënaqur nga jeta qëbëjnë. Askush nuk do të tregojë se nuk e ka barkun të tonifikuar, apo se dikush i vodhi çantën gjatë pushimeve. Po ashtu, kemi kursyer kaq shumë për këto pushime, pranojeni, sa nuk do të donim të dukeshin kot. Duhet të duket sikur po kalojmë super pushime.

Spain, Andalusia, cadiz, El Puerto de Santa Maria, Woman with sunglasses mounted on flamenco float in pool.

Normal që do ndihesh xheloz, kur të gjithë janë me pushime dhe ti je mbyllur në shtëpi, sepse nuk ke kohë apo se nuk ke lekë mjaftueshëm për të bërë pushime këtë verë. Por një gjë po ju themi, ata që bëjnë pushime s'po kalojnë kaq bukur dhe këtë mbajeni mend.

Dhe ju që po gënjeni për pushimet tuaja 'fantastike' do të zbuloheni shumë shpejt.

Jennifer, 34-vjeç kur u kthye nga pushimet u tha kolegeve se propozimi ishte një ëndërr, ai u ul në gjunjë në Ibiza, rrethuar me petale trëndafili dhe me qirinj gjithandej.

"Në fakt ai thjesht u ul në gjunjë në Blackpool' (një resort në Angli) dhe kaq", këtë e tha miku i tyre gjatë fjalimit në dasmë dhe të gjithë e morën vesh se Jennifer kishte gënjyer...

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i përkthyer nga Metro.co.uk. Copyright Tiranapost.al