Aktualitet

Pushime në jaht e kroçerë? Ç’duhet të bësh që mos të të zërë deti

Ndonjëherë një udhëtim që ti pret të jetë romantik, fantastik, i paharrueshëm, mund të kthehet në një ankth që mezi pret të mbarojë. Siç i ndodhi Emina Çunmulajt në përvjetorin e saj të martesës. E zuri deti dhe nuk e shijoi dot udhëtimin me jaht.

emina cunmulaj

Nëse edhe ti ke të njëjtin problem me detin dhe këtë vit ke vendosur të bësh pushime në kroçerë, atëherë ka një zgjidhje. Ndiq dietën e marinarit: qumësht, kafe dhe agrume. Ha bukë të tharë, djathë të stazhionuar dhe patate. Stomaku yt delikat do të të jetë mirënjohës dhe këto do jenë vërtet pushime të bukura, pa trazira në stomak dhe dhimbje koke.