Showbiz

Punonte fshehurazi për fëmijët dhe dhuronte miliona. Ja kush ishte George Michael

Pas vdekjes së Yllit të muzikës pop po dalin tregime nga njerëz dhe organizata të ndryshme që tregojnë veprat e tij të mirësisë dhe bujarisë
Punonte fshehurazi për fëmijët dhe dhuronte miliona. Ja kush

Ikona e muzikës pop i cili ndërroi jetë  në moshën 53-vjecare ditën e dielë për shkak të një ataku kardiak me dyshimin se kishte abuzuar me përdorimin e marijuanës, nuk mburrej kurrë me anën e tij bamirëse.

Tributes to George Michael outside his home in London.

Por tani përmes mediave britanike njerëz të panumërt po shkruajnë për të ndarë historitë ku George i ka ndimuar, duke u shpëtuar edhe jetën.

Një grua gjatë një emisoni britanik kishte thënë se i duheshin  15 mijë paund për një trajtim me IVF. George Michael fshehurazi ka telefonuar të nesërmen duke i dhuruar asaj shumën që kërkonte” dhe këtë e ka publikuar prezantuesi i Game Show, Richard Osman në Twiter.

osman

Pasi Osman publikoi rastin, dhjetëra njerëz janë paraqitur për të publikuar bamirësitë  e kryera nga kant-autori dhe singëlli i Whom, i adhuruar nga brezi i 40-vjeçarëve dhe jo vetëm.

Geogle Michael i ka dhuruar të gjitha fitimet e përvetësuara nga  kënga “Last Christmas” dhe “All that She Wants” për të uriturit në Etiopi.

andrewsali

Themeluesi i bamirësisë për fëmijët,  të faqes Child Line tha se shoqata e Michaelit ka dhuruar miliona për organizatën duke plotësuar të gjitha kushtet që i nevojiteshin për fëmijët që kishin nevojë për ndihmë.

"Gjatë viteve që ai na dha miliona dhe  kishim planifikuar vitin e ardhshëm, si pjesë e përvjetorit tonë të 30 festimeve për të krijuar një koncert i madh në nder të tij - të mjeshtërisë së tij, për muzikalitetin e tij të mrekullueshëm, por edhe për ta falënderuar atë  në emër të 1o.000 fëmijëve që ai ka ndihmuar përmes mbështetjes Childline. "

Ndërkohë, George ka dhënë edhe një koncert falas  në shenjë falenderimi për mjekët dhe infermieret që i qëndruan pranë nënës së tij të ndjerë.

capture

Përvec donacioneve të tij tepër bujare ndaj organizatave të bamirësisë, George gjithashtu ka bërë shumë gjeste për njerëzit e zakonshëm.

A woman touches the door after laying flowers outside the home of British pop singer George Michael.

Emilyne Mondo ka thënë në Twiter: George ka punuar në mënyrë anonime në një  strehë në kushte të mjerueshme  si vullnetar. Unë kurrë nuk i kam thënë kujt sepse ai nuk dontë që askush mos ta mësonte. Ja kush ishte ai”.

http://tiranapost.al/cfare-ka-bere-george-michael-javet-e-fundit-te-jetes/

http://tiranapost.al/krishlindjet-e-fundit-te-george-michael/

http://tiranapost.al/ju-tregojme-anen-e-erret-te-george-michael/