• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë, ndihma për familjet e prekura nga tërmeti


    Thirrjes “Tirana solidare” për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit i bashkohen çdo ditë grupe të ndryshme personash. Këtë herë në ndihmë të banorëve kanë shkuar punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

    Ata së bashku me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti dhe zv/drejtoreshën e UKT-së, Evis Gjebrea kanë dërguar pajisje elektroshtëpiake, dyshekë dhe mjete të tjera të nevojshme për disa prej familjeve të kryeqytetit.

    Specialistët e Ujësjellësit thanë se “në ditë të vështira duhet të jemi pranë njëri-tjetrit. Sot ishim në tre prej familjeve të prekura më shumë nga dëmet që la pas tërmeti.”

    Konkretisht pakot u dërguan te familja e Myftar Tares në Shkozë, te familja Hasa tek Ruga-ura dhe familja Abazi në Tiranë të Re./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post